Vendosni fjalën kyçe....

Filmi i ri i Margot Robbie-t nuk ka sukses, kompania ia vë fajin koronavirusit për dështimin


Kompania “Warner Bros.” ia ka vënë fajin koronavirusit për dështimin e filmit të fundit të Margot Robbie “Birds of Prey”.

Filmi i cili është një vazhdim i “Suicide Squad” i 2016-ës duke u përqëndruar në personazhin e Harley Quinn, i cili kryesoi në biletaritë e kinemave të SHBA-së, por gjithsesi ra nën parashikimet.

Me një buxhet prodhimi prej 84.5 milionë dollarësh, “Birds of Prey” pritej të mblidhte në rreth 50 milionë dollarë, por përkundrazi sipas Daily Mail-it solli vetëm 33.3 milionë dollarë në teatrot amerikane.

Edhe jashtë shtetit e njëjta histori, “Birds of Prey” fitoi rreth 48 milionë dollarë nga 78 tregjet ndërkombëtare, duke arritur në fundjavë totalin bruto në rreth 81 milionë dollarë.

“Warner Bros.” thotë që koronavirusi ka ndikuar në shitjet e biletave në Azi. “Birds of Prey” nuk ka planifikuar një publikim në Kinë.

Kinematë në Kinë, që janë tregu i dytë më i madh në botë i filmave pas Shteteve të Bashkuara, janë mbyllur për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Ndërkohë, Business Insider thotë se shkak mund të jetë fakti se filmi i ri ka përjashtuar fansat e rinj të personazhit të Harley Quinn që luhet nga Margott Robbie, e cila është dhe producentja.

Për shkak të skenave të dhunshme që portretizohen në film, personat nën moshën 17 vjeç nuk pranohen të ndjekin filmin në rast se nuk shoqërohen nga prindërit ose kujdestarë të rritur. Mirëpo adoleshentët janë fansat më të fortë të Harley Quinn që nga Suicide Squad. Harley Quinn është një kriminele e çmendur, e cila pas ndarjes nga Joker mundohet të ia dalë e vetme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *