Vendosni fjalën kyçe....

Gati 100 të vdekur brenda ditës në Kinë nga koronavirusi, por stabilizohet numri i të infektuarve


Numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri është ka shkuar në 97 të dielën, duke shënuar kështu numrin më të madh të viktimave të regjistruara në një ditë.

Siç shkruan BBC, numri i përgjithshëm i vdekjeve në Kinë tani ka shkuar në 908, por numri i personave të sapo infektuar në ditë është stabilizuar.

Në të gjithë Kinën, 40.171 persona janë të infektuar ndërsa 187.518 të tjerë janë nën vëzhgimin mjekësor.

Ndërkohë jashtë Kinës, 60 njerëz të tjerë kanë rezultuar pozitivë pas testeve në një anije lundrimi të karantinuar në Japoni. Kështu nga 3.700 pasagjerë, 130 prej tyre janë me koronavirus.

Anija “Diamond Princess” është në karantinë prej dy javësh dy javë pranë Yokohama-s, që kur një pasagjer i cili kishte zbritur në Hong Kong u diagnostifikua me koronavirus.

Pasagjerët e infektuar zbriten nga bordi dhe trajtohen në spitalet afër, ndërsa të tjerët mbahen në anijen karantinë.

Rastet e reja nënkuptojnë se rreth një e treta e të gjithë pacientëve me koronavirus që janë shënuar jashtë Kinës, kanë qenë në bordin e “Diamond Princess”.

Gjatë fundjavës, numri i vdekjeve nga koronavirus kapërceu ato të epidemisë Sars të vitit 2003 i cili gjithashtu filloi në Kinë dhe vrau 774 njerëz në të gjithë botën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *