Vendosni fjalën kyçe....

“Hyri në banesë për të vjedhur dhe e qëlloi të zotin”-policia jep informacion për plagosjen në Durrës


Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur në zonën e Plazhit në Durrës ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas policisë ngjarja e ndodhur rreth orës 20:30, kishte protagonist një person ende të paidentifikuar i cili kishte hyrë në banesën e shtetasit R.T për të vjedhur por që u pikas nga ky i fundit. Në tentativë për tu larguar ai ka plagosur në këmbë shtetasin R.T i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Deklarata e plotë:

Më datë 10.02.2020, rreth orës 20:30, në lagjen Nr.13 Plazh, një person ende i paidentifikuar, ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit R.T.

Në tentativë për të vjedhur por që është  diktuar nga të zotët e banesës, personi ka plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën të zotin e  banesës shtetasin R.T, 42 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Personi nuk ka mundur të kryejë vjedhjen por është larguar me shpejtësi.

Shërbimet e Policisë kanë mburritur menjëherë në vendngjarje, dhe vijon krehja e zonës për të  bërë të mundur kapjen e autorit

Janë ngritur pika kontrolli dhe me lëvizje për të kontrolluar dhe identifikuar personat e dyshuar.

Grupi hetimor  ndodhet në vendngjarje ku po administron çdo provë sado të vlefshme që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit  dhe kapjes së autorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *