Vendosni fjalën kyçe....

Inter fiton betejën ligjore me skuadrën Inter Miamin e Beckham-it


Inter e ka fituar betejën e parë legale me Inter Miami, e cila e detyron pronarin David Beckham të klubit nga MLS që ta ndryshojnë emrin e tyre

Beteja për emrin shpërthej në shtatorin e vitit 2018 kur Inter Miami CF e shpalosi markën e tyre, përfshirë emrin dhe një logo që ishin shumë të njëjta më gjigantin historik të Serie A.

Kjo gjë u bë një problem serioz për shkak se Internacionale e paditi klubin në Zyrën për Patentim dhe tregti ku thanë se ata kanë të gjitha të drejtat komerciale të emrit Inter.

Beckham ka 10 për qind të aksioneve në Inter Miami CF të cilët pritet që të debutojnë në MLS muajin tjetër.

Pasi që struktura e Major League Soccer është si entitet i veçant, ku skuadrat dhe kontratat e lojtarëve menaxhohen nga liga, Interi është në betejë ligjore më shumë me MLS se sa specifikisht me Inter Miamin.

Verdikti i parë erdhi sot ku thotë se MLS “ka dështuar në ankesën e tyre pasi që është konfuze”.

Avokatët e MLS kanë shkruar se shumë klube në botë mbajnë emrin e Interit por kjo nuk e arsyetoj arsyen se pse “MLS ka të drejtë ta përvetësojë këtë emër, apo të jenë pronar, të emrit Inter”.

Ky është hapi i parë, por shumë i rëndësishëm për zikaltërit, të cilët po përpiqen që ta rrisin bazën e tyre të fansave në Amerikën Veriore.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *