Ish-zv.presidenti amerikan Joe Biden është kritikuar në rrjet, për shkak se gjatë një tubimi ofendoi një votuese të re duke i thënë asaj gënjeshtare e fytyrëqen, duke përdorur frazën nga një film ku një shef indian i thotë John Wayne: “Ky është një ushtar poni, gënjeshtar dhe me fytyrë qeni”.
Madison Moore, një student 21-vjeçare e ekonomisë në Universitetin Mercer e pyeti Biden se pse votuesit duhet të besonin se ai mund të fitonte pas performancës së tij në Iowa – ku kandidati u rendit në vendin e katërt.
“Është një pyetje e mirë. Në Iowa ishte mbledhje e një grupi demokratik. Ju keni qenë ndonjëherë në një votim grupi?” – e pyeti Biden votuesen e re.
Vajza konfirmoi me kokë se po.
“Jo ju nuk keni qenë. Ju jeni një ushtare poni, gënjeshtare dhe me fytyrë qeni”– tha Biden duke qeshur.
Më pas Biden i kërkoi vajzës të tregohej e sinqertë ndërsa shtoi se votimet në Iowa ishin pak konfuze.
Kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë në komente për deklaratën e Biden, madje edhe presidenti Donald Trump. Të njëjtën frazë Biden e ka përdorur edhe më parë por për të sharë republikanët.