Një aplikacion për celularë i zhvilluar nga qeveria kineze dhe një kompani shtetërore e teknologjisë raportohet se i paralajmëron përdoruesit kur ata janë në rrezik të afërt të infektimit nga koronavirusi, që deri tani ka marrë jetën e më shumë se 900 njerëzve.
‘Detektori i afërt i kontaktit’ është bërë i disponueshëm për përdoruesit kinezë, duke kërkuar vetëm emrin e tyre, numrin e telefonit dhe ID për instalim, raportoi Xinhua të hënën.
Aplikacioni më pas lejon përdoruesin të dijë nëse ata kanë qenë në kontakt me dikë të infektuar nga virusi vdekjeprurës.
Është ende e paqartë se si funksionon aplikacioni dhe sa i saktë është ai por autoritetet thonë se ‘kontakti i ngushtë’ i referohet dikujt që ka ndarë të njëjtën zyrë, klasë ose shtëpi me pacientë që është konfirmuar se janë prekur koronavirusi ose kanë udhëtuar me ta në të njëjtin fluturim ose tren.