Vendosni fjalën kyçe....

Lidhjet me IRA-n në të kaluarën, Sinn Fein merr shumicën e votave, vështirësi në arritjen e koalicionit qeverisës


Sipas numërimeve deri tani, Sinn Fein ka arritur 24.5 përqind të votave. Partia e madhe opozitare e qendrës, Fianna Fail, ka fituar 22.2 përqind të votave, ndërsa partia liberale konservatore e kryeministrit Leo Varadkar, Fine Galaxy, ka fituar 20.9 përqind të votave.

Triumfi  elektoral i Sinn Fein-it tashmë është krahasuar nga vëzhguesit me një uragan politik, që përfshiu Irlandën në fundjavë, i ngjashëm me stuhinë e quajtur “Sabine” në Gjermani. Deri tani, që kur Irlanda u bë plotësisht e pavarur nga Britania e Madhe, politikat e vendit janë mbizotëruar nga Fine Gael dhe Fianna Fail, raporton DW.

Tani po del në skenë një forcë e tretë serioze politike. Formimi i qeverisë pritet të jetë i vështirë. Nëse, në kundërshtim me pritjet do të ndodhë një pjesëmarrje në qeveri e Sinn Fein-it, që më parë përçmohej, kërkesa për një referendum të afërt për ribashkimin irlandez në Dublin mund të bëhet linja zyrtare e qeverisë. Kjo do të ndikonte edhe në negociatat e Brukselit me Britaninë e Madhe për marrëdhëniet e ardhshme, pas përfundimit të periudhës së tranzicionit të Brexitit, në fund të vitit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *