Në momentin kur është ndaluar nga policia, Vladimir Gjuta përveç pistoletës ka patur edhe një çantë krahu Gucci që ishte e fryrë.
Ndërsa mbante pistoletën në brez, një çantë Guçi dhe një kapele LV në kokë, ai është ndaluar nga 5 gardistë.
Sipas Top Channel, Gjuta pas ndalimit ka thënë se ndodhej në zonë për një transaksion financiar. Bashkë me pistoletën Gjutës i janë kapur edhe 120.000 euro.
“E mbaja pistoletën pasi do të ktheja në lekë shumën e eurove”– ka deklaruar Gjuta.
Gjuta u arrestua në kohën që ishte mbledhur kryesia e PS-së dhe në këtë mbledhje ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Shkaku i ndalimit nga trupat e gardës ka qenë fakti që Gjuta qarkullonte nëpër Tiranë me armë zjarri dhe sipas gardistëve, ai kishte fishekë në ‘gojën’ e pistoletës, gati për të qëlluar.