Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka publikuar një video-mesazh, përmes të cilit prezanton tri prioritet e saj kryesore të detyrës si kryediplomate amerikane në vendin tonë.
“Së pari, do të punoj për të thelluar marrëdhënien tonë në fushën e mbrojtjes, që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe e aftë.
Së dyti, do vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë, për të mbështetur përpjekjet tuaja për anëtarësimin në BE. Aspiratat evrpiane të Shqipërisë dhe reformat që ato kërkojnë do të sjellin më shumë begati dhe qëndrueshmëri për ju dhe rajonin.
Së treti, do të punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët”, thotë ambasadorja Kim.
Në një mesazh për shqiptarët, Kim shprehet ndihet e privilegjuar që ndodhet në Shqipëri dhe do të nisë detyrën në vitin 2020, që përkon me 100-vjetorin e njohjes së pavarësisë së Shqipërisë nga SHBA-ja. Ajo e nis dhe e mbyll videon duke përdorur fjalët në shqip “Përshëndetje të nderuar miq” dhe “Mirë se ju gjeta dhe shihemi së shpejti”.