Kanë ndryshuar shefat e komisariateve të policisë në Tropojë, Kukës e Lezhë.
Nik Nikolla ka lëvizur nga Tropoja duke u emëruar shef komisariati në Lezhë.
Ai i Lezhës, Agron Kurti ka shkuar në Kukës, ndërsa shefi i deritanishëm i komisariatit të Kukësit, Arben Kalaja, ka shkuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Në Tropojë, në vend të Nkollës është emëruar Arian Dumi.