Vendosni fjalën kyçe....

Pak ditë pas lirimit, Vladimir Gjuta kapet me pistoletë pranë selisë së PS-së


Disa ditë pas lirimit, Vladimir Gjuta është shoqëruar sërish në polici. Kjo pasi Gjuta është kapur me një pistoletë të mbushur pranë selisë së Partisë Socialiste.

Kujtojmë që Vladimir Gjuta u lirua më 5 shkurt nga burgu, pasi ishte arrestuar nën akuzën se kishte rrahur me çekiç kushëririn e tij, duke i thyer dhëmbët dhe duke i dëmtuar njërin sy. Por kushëriri e tërhoqi denoncimin, çka solli lirimin e tij.

Vladimir Gjuta nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare para kësaj historie, pasi në 2015-ën është arrestuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Një vit më vonë, në 2016-ën, Vladimir Gjuta fitoi lirinë dhe i lirua nga akuzat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *