Gramoz (Dritan) Rexhepi i përfolur ditët e fundit se është person i cili ka rol në pengmarrjen e Jan Prengës pas humbjes së një sasie të konsiderueshme droge, ka dhënë një intervistë për gazetarin Artan Hoxha të publikuar në ABC News.
Gramoz (Dritan) Rexhepi shprehet nga burgu në Kuito se ai nuk ka asnjë lidhje me pengmarrjen e Jan Prengës, madje mohon çdo bisedë me Ndrek Prengën në lidhje me pengmarrjen e të vëllait për 283 kilogramët e kokainës, ndryshe nga sa pretendon prokuroria.
“E vetmja gjë që më shkon ndërmend është që dikush u ka bërë presion në emrin tim. Unë kam 15 vite larg Shqipërisë, i arratisur nga burgu, i dënuar për vrasje, i burgosur në Ekuador, duket sikur i plotësoj elementet për tu përdorur si kërcënim”-thotë ndër të tjera Rexhepi.
Intervista e plotë:
Gjate ditëve te fundit emri juaj ka qene me i lakuari ne media, apo nga informacionet e dhëna prej grupit te hetimit ne lidhje me pengmarrjen e 17 janarit 2020, ku u rrëmbye dhe tashme deklarohet se është vrare e me pas i është zhdukur kufoma Jan (Dod) Prengës. A jeni ne dijeni për këtë fakt?!
Si fillim faleminderit qe po me jepni mundësinë të flas ne lidhje me këtë ngjarje. Po, kam marre dijeni nga njerëz të mi të afërt për çfarë ka ndodhur aty.
Sigurisht qe do te doja te kisha folur qe ne momentin e pare kur jam njoftuar se është përfshirë emri im ne kete histori. Madje nëse do isha i lire në Shqipëri do kisha dalë menjëherë ne media për te sqaruar pozicionin tim.
Jam vene ne dijeni me kete ngjarje pak me vonese dhe per aq kohe sa mund te vihet ne dijeni nje person qe eshte i izoluar ne nje vend te larget te botes.
Pavarsisht cfare thuhet une dua te them gjerat ashtu si i di une.
Nuk eshte se di dhe shume hollesira cfare behet aty pasi une nuk kam shume mundesi informacioni, por kam mbetur i habitur kur mesova se akuzohesha si njeriu qe ka organizuar gjithe kete ngjare.
Ku ndodheni aktualisht, nga po flisni?
Une jam i izoluar ne nje burg te sigurise se larte ne kryeqytetin e Ekuadorit, Kuito.
Ndodhem i burgosur ne kete vend qe nga 26 qershori i vitit 2014 kur jam arrestuar bashke me nje grup te madh personazh. Por nga 11 persona qe jane ndaluar ne ate kohe, te gjithe jane liruar, ndersa une jam i vetmi qe kam mbetur ne burg.
Gjashte prej te arrestuareve kane marre pafajesi, ndersa 4 personat e tjere qe iu kap ne banese sasia e kokaines, mes tyre nje shtetas nga Kili dhe 3 nga Ekuadori e pranuan akuzen dhe jane liruar me kusht. Vetem une nuk jam liruar sepse me pengon kerkesa e ekstradimit per ne Shqiperi.
Per cfare jeni arrestuar?
Jam arrestuar nga policia Ekuadoriane ndersa ndodhesha duke pire kafe ne qendren tregetare “Mol Del Sol”, ne Guajakil, qytetit port me te madh te shtetit te Ekuadorit. Akuzohem bashke me nje grup personazh, si pjese e nje organizate per trafikimin e nje sasie kokaine prej 249 kilogramesh.
Them akuzohem sepse une nuk e kam pranuar kurre perfshirjen time ne kete ngjarje, dhe nuk me eshte kapur mua ngarkesa. Per kete shkak jam duke zhvilluar nje beteje te gjate ligjore me gjykatat e ketij vendi. Per momentin ceshtja ime eshte ne gjykaten e larte te Ekuadorit. Gjyqi besoj do te zhvillohet pas disa muajsh, kete vere.
Sa eshte denimi qe keni marre nga drejtesia e Ekuadorit?
Momentalisht jam denuar me 13 vite, edhe pse kam mbetur i vetmi ne burg nga 11 personat qe u kapen ne vitin 2014. Deri tani kam qendruar ne burg per me shume se 5 vite e 7 muaj.
Arrestimi juaj ne vitin 2014 eshte cilesuar si nje sukses i madh edhe nga zyrtaret e larte te Interpolit ne Lion te Frances. A jeni ne dijeni te kerkesave per ekstradim nga disa vende te Europes, perfshire ketu dhe Shqiperine?
Po jam vene ne dijeni nga avokati se me kane kerkuar per ekstradim ne Europe, por deri tani une kam pranuar vetem kerkesen per ekstradim ne Shqiperi.
Ekstradimin per tu kthyer ne Shqiperi e kam pranuar une nuk e kam kundershtuar. Por nuk me sjellin ne Shqiperi pa mbaruar me pare gjyqet ne te gjitha shkallet ne Ekuador.
Do te nis dosjen e ekstradimit qe ta shikosh se une e kam pranuar vet te ekstradohem ne Shqiperi.
Per momentin jeni personi me i akuzuar ne Shqiperi si organizatori dhe urdheruesi i nje pengmarrje qe sipas policise ka shkuar keq, dhe personi i marre peng tashme ka humbur jeten pavarsisht se trupi i tij nuk eshte gjetur ende. Per me teper, viktima Jan Prenga, eshte nje njeri krejt i pafajshem ne nje trafik nderkombetar kokaine qe dyshohen ta kene bere vellezerit e tij, si dhe eshte babai i 5 femijeve. Jeni ne dijeni te ketij fakti?
Nese rezulton e vertete se personi per te cilin ju folet ka humbur jeten ne rrethana te tilla, eshte me te vertete nje ngjarje shume e rende.
Une do ti shprehja ngushellimet e mia familjes dhe femijeve te Jan Prenges per ate qe i ka ndodhur. Por e refuzoj kategorikisht perfshirjen time ne kete ngjarje.
Nuk kam asnje lidhje me kete ngjarje dhe nuk ka si te kem kur ndodhem prej afro 6 vitesh ne nje burg te sigurise se larte ne anen tjeter te botes, ne Ekuador.
Nuk ka asnje prove qe me lidh mua me kete ngjarje. Nuk e di kush eshte kaq i interesuar nga ju ne media, duke filluar qe nga ju si gazetar apo dikush tjeter qe te mi bej keto trillime pa patur asnje akuze zyrtare nga shteti dhe ti fryjne kaq keq pa arsye.
Une nuk ndodhem per pushime ketu ku jam. Jam i denuar ne nje burg te sigurise se larte, survejohem me roje dhe me kamera 24 ore ne 24. Jam gjithe kohes ne vezhgim dhe pergjim per cdo levizje qe bej ketu brenda, per cdo kontakt qe bej dhe me kedo qe flas.
Madje edhe ndersa jam duke komunikuar me ju jam ne vezhgim dhe pergjim.
Mbi ju ka nje akuze si organizatori dhe porositesi i nje sasie prej 283 kg kokaine qe eshte grabitur nga nje kontenier bananesh qe vinte nga porti Guajakil i Ekuadorit ne portin e Portsmuthit ne Angli?
Kjo eshte per te qeshur. Nuk e di ne cilin film mund ta keni pare kete gje, por me nxirrni nje prove te vetme qe me lidh mua me kete histori. Jam shume kureshtar te shoh qofte dhe nje prove te vetme.
A e kuptoni qe ndodhem ne burg ne fund te botes, i survejuar ne cdo moment, ku cdo takim, telefonate eshte ne pergjim nga autoritetet ketu? Ketu ku jam une nuk punon asnje lloj telefoni celular.
Funksionojne vetem telefonat me gabine te burgut. Kjo per faktin se midis bandave ne burgjet Ekuadoriane jane bere shume vrasje dhe policia ka vendosur antena bllokuese duke nxjerre jashte perdorimit cdo telefon celular.
Jeni akuzuar si porositesi i ngarkeses nga Ekuadori ne Britani, dhe ka pergjime bisedash telefonike mes jush dhe Ndrek Prenges, njerit prej vellezerve Prenga qe ndodhet ne burg ne Angli.
Kush me akuzon? Nuk di te kete nje akuze zyrtare aty ndaj meje. Une kam avokat aty te pajtuar per gjyqin qe kam ne gjykaten e larte dhe ai nuk eshte thirrur dhe nuk ka asnje informacion zyrtar per kete gje.
Nuk ka asnje urdherarresti apo urdherndalimi ndaj meje. Nuk ka asnje fakt, asnje prove konkrete qe me lidh mua me kete ngjarja.
Te vetmit njeres qe une flas kur me lejohet nga burgu jane familjaret e mi ne Shqiperi, askush tjeter.
Ne media jane publikuar biseda te pergjuara telefonike mes teje dhe Ndrek Prenges ne lidhje me ngarkesen e zhdukur te kokaines.
Akuzat e publikuara nga media i referohen grupit hetimor?
Kush e pohon qe kam folur une personalisht me kete Ndreken? Kush qenka ky Ndreka?
Ndrek Prenga eshte vellai i Jan Prenges, personit te marre peng dhe te zhdukur ne Shqiperi me 17 janar 2020. Ndrek Prenga eshte ne burg ne Angli.
Me tregoni kush eshte personi qe thote se ka folur me mua ne telefon? Ku mbeshtetet kjo akuze? Me cfare kam komunikuar une?
Sot pergjohet cdo gje ne planet dhe diku dhe dikur le nje gjurme.
Po pse pikerisht eshte permendur emri juaj dhe jo emri i dikujt tjeter qe ka komunikuar me vellezerit Prenga?
Nuk mund te perjashtoj mundesine qe dikush tjeter i ka kercenuar ne emrin tim ose ka folur ne emrin tim. Por ne menyre kategorike nuk kam folur dhe as ia kam idene fare cfare po ndodh atje.
Mbase per shkak te te kaluares sime, per shkak te faktit qe jam i denuar ne nje burg ne Ekuador, per ta bere me te frikshme kercenimin ndaj tyre dikush tjeter qe ka dashur te perfitoje nga kjo ngjarje ka permendur emrin tim?!
Nuk e di per kete nuk te them dot gje. Por une nuk kam asnje kontakt me keta njeres, nuk i njoh, as nuk kam degjuar per ta pervec cfare eshte folur keto dite.
Media ka publikuar disa biseda te pergjuara mes jush dhe njerit prej vellezerve Prenga, diku rreth dates 22 janar, 5 dite pasi kishte ndodhur pengmarrja, ku thuhet se njerezve tuaj ne Angli u jane kthyer 106 kg kokaine dhe 700 mije paund, pjese e ngarkeses se grabitur ne Portsmuth?
Me vjen keq qe vazhdoni te kembengulni per skenare filmash. Me nxirrni nje prove te vetme.
Nje telefon, numer telefoni, tabolat, bisede te pergjuar, deshmitar qe te provoje kete gje.
Une nuk jam as drejtor banke dhe as biznesmen ne Ekuador qe te porosis konteniere me banane te mbushur me kokaine apo te arketoje shuma 700 mije paund. Kjo eshte si ajo genjeshtra qe u tha ne media as arrestimit tim ne Ekuador.
Ku pretendohej qe bashke me mua ne qershorin e 2014-es ishte arrestuar edhe babai im.
Babai im 73 vjec, me 100 halle qe i kane rene ne kurriz perfshire dhe hallin tim, ska shkelur kurre ne Ekuador. Ai ka nje vresht atje ne fshat dhe shet vere.
Ai e kishte denoncuar qe ne marsin e 2014-es qe i kishte humbur pasaporta ne policine e Vlores. Mediat e nxoren babain tim pensionist trafikant ne Ekuador.
E kuptoni cfare behet?! Prandaj po e sqaroj njehere e mire kete akuze, nuk kam folur me asnje nga vellezerit Prenga, ca me teper me nje prej tyre qe eshte ne burg ne Angli.
Nuk nuk njoh ndonje shkodran apo te kem bashkepunuar me te. Nuk i njoh dhe as kam komunikuar me asnje person te familjes Doci apo qe ka mbiemrin Doci, nuk njoh askend prej tyre. Qe nga koha qe jam ne burg nga qershori 2014-es nuk kam komunikim me asnje person nga Shkodra apo keta te tjeret.
E vetmja gje qe me shkon ndermend eshte qe dikush ju ka bere presion ne emrin tim. Une kam 15 vite larg Shqiperise, i arratisur nga burgu, i denuar per vrasje, i burgosur ne Ekuador, duket sikur i plotesoj elementet per tu perdorur si kercenim.
Por me qe ju thoni se prokuroria ka thene eshte filani qe ka folur ne tel dhe nese ka tabolatet e atij qe ka folur ne emrin tim, ta publikoj ose nese ka identitetin e atij qe ka folur ta publikoj qe ta di edhe une per cfare behet fjale se edhe mund ti ndihmoj nese vertet eshte dikush qe ka perdorur emrin tim.
Per keto gjera, tha ky, tha ai kam 15 vite neper gjyqe ne Shqiperi.