Vendosni fjalën kyçe....

Tifozi i mitur i hedh këpucën në tribunë, futbollistin s’e mbajnë nervat dhe e shtrin përtokë (Video)


Një lojtar në kampionatin tunizian u nxorr jashtë fushe me karton të kuq, pasi goditi me shkelm një fëmijë që mbledh topat, pasi ky i fundit i hodhi këpucën.

Pamjet janë kapur në video nga ifozët dhe janë shpërndarë në rrjetet sociale. Incidenti ndodhi në një ndeshje midis rivalëve Hammam-Lif dhe CA Bizertin fundjavën e kaluar teksa ndeshja ishte 1-1 me pak më shumë se 10 minuta të mbetura për t’u luajtur.

Mohamed Yeken të ekipit mik i doli nga këmba këpuca gjatë ndeshjes dhe një fëmijë duke menduar se do ndihmonte ekipin e tij e mori këpucën dhe e hodhi në tribunë.

Yeken reagoi menjëherë duke e gjuajtur atë e duke e rrëzuar përtokë, gjë që i kushtoi kartonin e kuq.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *