Vendosni fjalën kyçe....

Uragani anulon 140 fluturime në Frankfurt, çregullime edhe në hekurrudha


Për shkak të uraganit “Sabina”, i cili është aktiv në Gjermani, shumë aviokompani kanë anuluar fluturimet.

Në njoftimin e kompanisë Fraport, e cila menaxhon me aeroportin në Frankfurt, theksohet se ka ardhur deri te çrregullimi në shërbimet e aeroportit për shkak të erërave që arritën shpejtësinë prej rreth 120 kilometrave në orë, ndërsa për arsye sigurie sot janë anuluar 140 fluturime.

Dje në aeroportet në Berlin, Frankfurt, Dusseldorf, Këln, Munchen dhe Hamburg, janë anuluar gjithsej 350 fluturime.

Avikompania gjermane Lufthansa po ashtu bëri të ditur se të gjitha fluturimet në aeroportin në Munchen janë pezulluar deri në mesditë.

Po ashtu theksohet se uragani “Sabina” është duke shkaktuar çrregullime edhe në komunikacionin hekurudhor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *