Vendosni fjalën kyçe....

Vriten 5 ushtarë turq në Siri, Ankaraja akuza Damaskut


Të paktën pesë ushtarë turq u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën pas një sulmi nga forcat qeveritare siriane në provincën veri-perëndimore të Idlibit, tha Ministria turke e Mbrojtjes.

Incidenti i rëndë erdhi pas një sulmi të ngjashëm nga forcat e siriane javën e kaluar në Idlib, ku humbën jetën shtatë ushtarë turq.

Trupat turke janë vendosur në veri-perëndim të Sirisë, përtej kufirit turk, si pjesë e një misioni. Idlibi ka qenë një pikë e fortë rezistence e opozitës dhe grupeve të armatosura anti-qeveritare që nga shpërthimi i luftës civile siriane në vitin 2011.

Në shtator 2018, Turqia dhe Rusia ranë dakord ta kthejnë qytetin në një zonë pa konflikt që do shërbente si pikë hyrëse për kthimin e emigrantëve sirianë që ndodhen në kampet turke.

Më shumë se 1.5 milionë sirianë janë zhvendosur në Turqi për shkak të sulmeve ushtarake gjatë vitit të kaluar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *