Vendosni fjalën kyçe....

Basha pas takimit me Kurtin: Diskutuam si të ndalojmë largimin e të rinjve


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zbuluar disa nga temat e diskutimit të takimit të tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Basha deklaron se një temat e diskutimit me Kurtin ishte edhe çështja kritike për të ndaluar largimin e të rinjve.

Gjithashtu mes Bashës dhe Kurtit u diskutua edhe për zhvillimet e rëndësishme politike në rajon.

Në një takim të ngrohtë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, diskutuam për të gjitha zhvillimet e rëndësishme politike dhe rajonale. Ngritëm gjithashtu edhe çështjen kritike, se si të ndalojmë largimin e dhimbshëm të kaq shumë të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova.

E sigurova kryeministrin Kurti se Qeveria e Kosovës, institucionet e Republikës së Kosovës dhe vëllezërit e motrat tona – qytetarët e Republikës së Kosovës – mund të vazhdojnë të mbështeten tek Partia Demokratike e Shqipërisë, sot si opozitë e fortë dhe e bashkuar, dhe nesër në drejtim të vendit, për t’i ofruar çdo ndihmë dhe për të marrë çdo vendim në mbështetje të Kosovës. Ne jemi si përherë krenarisht në krah të Kosovës tonë të shtrenjtë”-shkruan Basha


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *