Vendosni fjalën kyçe....

Dembele humbet sezonin shtohen shanset për Manajn te Barcelona


Barcelona ka konfirmuar se sulmuesi i krahut Ousmane Dembele do mungojë për pjesën e mbetur të sezonit pas operacionit.

Sulmuesi i krahut ishte duke u rikuperuar nga një tërheqje muskulare por ai pësoi një tjetër dëmtim gjatë stërvitjes javën e kaluar.

Skanimet konfirmuan se ai kishte këputur tendinin në kofshën e djathtë. Tani katalanasit presin që ai të mos veprojë për rreth gjashtë muaj, duke e larguar atë për pjesën tjetër të sezonit.

Tashmë është një mundësi më shumë për Rei Manaj për të debutuar edhe skuadrën e parë të Barcelonës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *