Vendosni fjalën kyçe....

“Drejtësi për Ardit Gjoklajn”, fletëpalosjet mbushin festimet për 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet


Fletëpalsojet e shpërndara nga aktivistët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike me “mbishkrimin drejtësi për Ardit Gjoklajn”, kanë mbushur festimet e Bashkisë për 100-vjetorin e Tiranës Kryeqytet.

3 vite pas vdekjes tragjike të Ardit Gjoklajt në Landfillin e Sharrës, Erion Veliaj ende nuk hetohet, sepse drejtësia e re e Edi Ramës burgos të pamundurit dhe mbron qeveritarët e zhytur në krim dhe korrupsion.

Gjaku i Ardit Gjoklajt është thirrje për çdo të ri për të mos harruar. Ardit Gjoklaj është apel për reagim, për të zhdukur njëherë e përgjithmonë nga drejtimi i vendit këta politikanë që jeta e të tjereve për ta, vlen një grusht lekësh.

Ne nuk do ta harrojmë kurrë Arditin! Pa vënë drejtësi për të, nuk do të ketë paqe në këtë vend”-shkruan kryetari i FRPD-së Ardit Gjoklaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *