Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar prokurorë në rrethe 10 magjistratë të diplomuar në vitin 2019. Ceremonia e betimit të prokurorëve të rinj pritet të bëhet ditën e nesërme rreth orës 11:00.
Në mbledhjen e sotme të KLP-së është miratuar gjithashtu projekti për dhënie leje të papaguar, bazuar në kërkesën e prokurores Silvana Pani, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet.
Prokurorët e rinj:
Florian Boriçi emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Krujë.
Gëzim Spahiu emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Shkodër.
Ledion Tema emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Berat.
Gjergj Ceka emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Korçë.
Adnan Hoxha emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Gjirokastër.
Ermina Manelli emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Gjirokastër.
Pierin Çukaj emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Pukë.
Alba Dhima emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Sarandë
Xhoana Mehmetaj emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Dibër.
Aurora Hajro emërohet si prokurore dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Sarandë.