Vendosni fjalën kyçe....

“Gjyshja ndezi sobën dhe doli jashtë” – Flasin të afërmit e 13-vjeçares që u dogj në Shkodër


Të tjera detaje bëhen të ditura lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Shkodër, ku një vajzë 13-vjeçare u dogj në një barakë.

Sipas gazetës Shqiptarja.com, ka qenë gjyshja ajo e cila ka ndezur zjarrin për t’u ngrohur, por që i ka dalë jashtë kontrollit.

Baraket e komunitetit rom janë të ndërtuara në lagjen “Liria” në qytetin e Shkodrës, ku jetonte edhe 13-vjeçarja me familjen e saj.

Zjarri thuhet se është ndezur nga gjyshja e vajzes në mëngjes, e cila më pas ka dalë nga barakja dhe kur është kthyer e ka gjetur të përfshirë nga flakët. Dy baraka të tjera ishin gjithashtu në flakë.

Një i afërm ka thënë se vajza ka qenë duke fjetur gjumë. Ajo ishte e sëmurë dhe familja e kishte dërguar në shtëpinë e fëmijës por ishte kthyer për të kaluar festat e vitit të ri dhe nuk ishte kthyer më atje.

“E kemi pas të shtëpia e fëmijës, e kemi pas edhe në Tiranë. Po shkuam e morëm para vitit të ri që të festonte me familjen. Ajo ka pas probleme mendore, ka qenë gjyshja e vet që ka ndezur zjarrin në barake. Edhe kjo ka qenë në gjumë. Në momentin që është ndez zjarri ka shkuar në banjë, kur ka dal ka pa flakën. Vajza ka qenë në gjumë. Unë i kam njerëzit e gruas.

I vëllai ishte tu pi kafen e mëngjesit jashtë. Kemi pas me probleme gocën. Ka pas probleme me veshin shumë keq. E kemi vizitu në Shkodër, pas kësaj e çuam edhe atje tek qendra ku rrinte goca me fol me ta për problemin. Ndodhi kështu si ndodhi nuk e di tani.” – tha i afërmi i vajzës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *