Viti 2019 shënoi një bilanc negativ në Itali për sa i përket raportit mes numrit të lindjeve dhe të vdekjeve, një ndër bilancet më negative në 102 vitet e fundit.
Sipas statistikave të publikuara nga Istat janë shënuar 647 mijë vdekje dhe 435 mijë lindje duke lënë një bilanc negativ prej 212 mijë.
Numri mesatar i fëmijëve për një grua është 1.29 ndërsa mosha mesatare e lindjeve është 32.1.
Ndërkohë shtimi i popullsisë është përqendruar në veri të vendit.
Sipas Istat, zhvillimi demografik është regjistruar në provincat e Bolzanos dhe Trento.
Në 1 janar 2020, në Itali numërohen 5.4 milion e 382 mijë qytetarë të huaj ndërkohë që numri shtetasve vendas është 55 milion.