Zgjedhja e kryetarit të ri të Autoritet të Mediave Audiovizive ka nisur dhe po vazhdon me shkeljen e ligjit nga ana e mazhorancës socialiste.
Sot në Komisionin e Medias në Kuvend kanë mbërritur 4 emra të propozuar nga Partia Socialiste.
Maklen Misha, Denis Dedej, Edvin Kukunja dhe Fatjon Hoxhalli janë kandidatët të cilët janë propozuar nga PS-ja.
Të gjithë emrat e propozuar njihen për afërsinë me Erion Veliaj dhe Endri Fugën, pasi janë të gjithë njerëz që kanë punuar dhe janë promovuar politikisht nga të dy.
Por me ligjin për AMA-n të gjithë kandidatët e propozuar janë në shkelje të plotë të ligjit.
Sipas ligjit thuhet se kandidati për kryetar i AMA duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:
10 vite eksperiencë pune
Nuk duhet të jetë anëtar partie/shoqate politike
Dhe të mos jetë kandidat për deputet në 2 zgjedhjet e fundit, kryetar Bashkie, anëtar i Kryeministrisë apo prefekt në 3 vitet e fundit.
Por të 4 kandidatët e PS-së i shkelin këto kushte.
- Maklen Misha, këshilltar i Erion Veliaj, këshilltar politik i Olta Xhaçkës, djali i Pirro Mishës.
- Denis Dedej, drejtori i komunikimit në Bashkinë e Tiranës, nipi i Alfred Pezës.
- Edvin Kukunja, këshilltar politik i Etilda Gjonajt në Ministrinë e Drejtësisë.
- Fatjon Hoxhalli, këshilltar politik i Niko Peleshit në Kryeministri dhe Ministri te Bujqësisë.
Një tjetër shkelje në këtë proces ka qenë dhe fakti se Komisionin e Medias në Kuvend e ka drejtuar Mirela Kumbaro, ish-ministre, kur ky komision drejtohet nga opozita që ndodhet në parlament.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale Syri.net