Vendosni fjalën kyçe....

Meta pret në Presidencë gratë dhe vajzat shkencëtare


Presidenti Meta ka organizuar një pritje në presidencë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave e Vajzave në Shkencë.

Teksa u ngrit në këmbë, kreu i shtetit tha se asnjëherë më parë salla në fjalë nuk ishte mbushur me aq cilësi duke rrëfyer e kishte pasur dëshirë të bëhej pedagog ndërsa u bëri thirrje të rejave që të zgjidhnin degë të vështira të shkencave ekzakte.

‘Për mua është ditë e veçantë të jem mes një audience të paparë, rrallë ka qenë ndonjëherë kjo sallë me këtë nivel cilësor. I vetmi këtu pa çmim jam unë. Babai im ka qenë mësues gjuhe dhe sot nervozohem kur bëhen gabime elementare drejtshkrimore dhe kam një aftësi për të parë gabimin që s’e kanë parë edhe shumë këshilltarët. Dëshira ime ka qenë të bëhesha pedagog dhe në atë kohë ishte vështirë të kishe endrra më të mëdha. Sa më shumë të studioni, të mësoni, aq edhe më të fuqishme, më të mëdhaja mund të jenë ëndrrat tuaja. Unë kam një këshillë për të rejat, mos kërkoni degë të lehta se do keni një të ardhme të vështirë. Duam s’duam ne, globalizimi është një proces i pandalshëm, që vende të vogla, i rrezikon’, tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *