Vendosni fjalën kyçe....

Meta uron 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet nga Teatri Kombëtar: Pasuri kulturore e pazëvendësueshme


Kreu i Shtetit Ilir Meta në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet ka vizituar Teatrin Kombëtar të cilin në mesazhin urimit në rrjetet sociale e ka quajtur një pasuri kulturore të pazëvendësueshme.

Më tej Meta ka dhënë edhe një falënderim për disa nga figurat më të spikatura të jetës së kryeqytetit të Shqipërisë.

Nga ambientet e Teatrit tonë Kombëtar, kësaj pasurie kulturore të pazëvendësueshme të jetës shpirtërore të kryeqytetit dhe mbarë kombit tonë, pata sot kënaqësinë dhe nderin t’ju uroj qytetarëve të Tiranës dhe mbarë shqiptarëve:

GËZUAR 100-VJETORIN E SHPALLJES SË TIRANËS, KRYEQYTET I SHQIPTARISË!

Në këtë përvjetor të shënuar, nga buqeta e spikatur e bijve dhe bijave të shquara të Tiranës, atdhetarëve dhe intelektualëve të saj të pashoq, vendosa të vlerësoj kryetarin e parë të Bashkisë, Ismail Ndroqin, rilindasin e shquar Said Sermedin Toptani, humanisten e njohur Hatixhe Skënderi, këngëtaren simbol të këngës tiranase Hafsa Zyberi, atdhetarin dhe mësuesin e shquar Ethem Tabaku, si dhe studiuesin e historianin e njohur, Gazmend Bakiu. Tirana është modeli që udhëheq shqiptarët drejt demokracisë, shoqërive perëndimore dhe aleancës euroatlantike.”-shkruan Meta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *