Trajnerit të Totenhemit, Murinjo, i ka ndodhur një incident teksa ka shkuar të heqë flokët te berberi.
Siç shfaqet në foton e publikuar prej tij, portugezi duket i qethur zero por sqaron se kjo ka ndodhur për shkak të një gabimi.
‘Ndonjëherë më pëlqen që të ndjej në kokë erën e ftohtë dhe të ndryshoj pak pamje por në këtë rast nuk është kështu. Më zuri gjumi në kolltukun e berberit dhe kur u zgjova modeli i flokëve dukej aq keq saqë i thashë bërberit të m’i qethte zero. Shpresoj të rriten sërish.’ – thotë tekniku i njohur në një intervistë për Sky Sports.