Arabia Saudite tani do i zgjidhë martesat edhe nëse ndonjëri prej bashkëshortëve nuk paraqitet në gjykatë, duke i dhënë fund një tradite të gjatë që favorizonte burrat për sa i përket mbështetjes ushqimore, kujdestarisë së fëmijëve dhe vizitave, duke përfunduar të ashtuquajturinn ‘divorc të fshehtë’.
Para këtij ndryshimi, burrat mund të refuzonin divorcin duke mos u shfaqur në seancën gjyqësore, pavarësisht nëse ata kishin jetuar me gruan e tyre apo jo.
Gruaja e martuar ishte në thelb e lidhur me martesën, pavarësisht nëse burri kishte lëvizur nga shtëpia dhe potencialisht madje kishte filluar një familje tjetër.
Sipas ligjit aktual saudit, burrat kanë të drejtën e një gruaje të dytë, por gratë nuk mund të ushtrojnë të njëjtin nivel lirie dhe mbi këtë kërkojnë pëlqimin e burrit për një numër procedurash ligjore, pavarësisht nëse çifti është bashkë apo jo.