Vendosni fjalën kyçe....

“OFL-ja po bën show, mund të kishte kryer qoftë edhe një verifikim” – Flet avokati i Shullazit


Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe, ka deklaruar sot se OFL-ja po bën shoë me kërkesat për justifikimin e pasurive brenda 48 orësh.

Meçe tha se pasuria e klientit të tij ka kaluar në sitën e ligjit Anti-mafia dhe ka rezultuar se nuk ka asgjë të paligjshme.

‘U njoha me lajmin që OFL i ka dërguar klientit tim kërkesë për të paraqitur deklaratë mbi pasuritë. Sipas meje është një shoë, sikundër ka rezultuar edhe në ndonjë rast të mëparshëm. Në dijeninë time, pasuria e klientit tim e ka kaluar sitën e ligjit Antimafia dhe ai nuk ka rezultuar me pasuri të paligjshme, produkt i ndonjë vepre penale apo të pajustifikuar nga burime të ligjshme.’ – tha Meçe.

Më tej avokati i Shullazit shtoi se OFL-ja para se t’i kërkonte klientit të tij justifikimin e pasurisë mund të bënte një verifikim para se të niste kërkesën ndaj tij, duke shtuar se Shullazi nuk ka asgjë për të fshehur.

‘OFL- ja përpara se të kerkonte prej tij deklarimin e pasurisë, do ishte mirë të kishte kryer qoftë dhe një verifikim dhe të mos ushqente me zhurmë të panevojshme opinionin publik. Sipas meje, ky është një ndikim i hapur dhe i paligjshëm në procesin që po zhvillohet në Gjykatën e Posacme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizua. Megjithatë klienti im nuk ka asgjë për të fshehur dhe do t’i përgjigjet OFL-së në kohë dhe në mënyrë të plotë.’ – shtoi avokati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *