Vendosni fjalën kyçe....

Palmer: Rusia e do Ballkanin të përçarë dhe në kaos


I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, mendon se Rusia ka interes që ky rajon të jetë i “përçarë, kundër vetes dhe me një element kaosi në të”.

Në një intervistë për radion “Evropa e Lirë”, Palmer shprehu shqetësimet e SHBA-së lidhur me interesat dhe aktivitetet e Rusisë në rajon.

“Nëse i identifikoj disa, do të veçoja përpjekjet e Rusisë për të zvogëluar mbështetjen për Marrëveshjen e Prespës midis Shkupit dhe Athinës. Ato janë shembull i aktivitetit malinj të shtetit rus”, tha Palmer.

Sipas tij, rusët duan që Ballkani Perëndimor të jetë një zonë, ku ata “mund të çojnë poshtë-lart nivelin e tensioneve”.

Palmer tha gjithashtu se shpreson shumë që në muajin mars më në fund të ketë një përgjigje pozivitive për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *