Vendosni fjalën kyçe....

Pamje apokaliptike, stuhia Ciara vret një njeri në Britani (FOTO)


Britania po përballet me 48 orët më të vështira, me stuhinë Ciara e cila ka sjellë erëra të fuqishme mbi 100 km / orë duke shkaktuar përmbytje dhe kaos.

BBC shkruan se një burrë 58-vjeçar ka humbur jetën ka vdekur pasi një pemë u rrëzua në makinën e tij gjatë stuhisë të dielën.

Policia tha se burri vdiq në vendin e ngjarjes. Ndërsa shumë paralajmërime po bëhen për përmbytje në vend, janë pezulluar transporti me tren dhe fluturimet me avion.

Më shumë se 500 prona besohet të jenë përmbytur gjatë Stuhisë Ciara, e sekretarja e mjedisit Theresa Villiers tha se numri pritet të rritet ndërsa mblidhen më shumë informacione. Një numër shkollash në veri të Uellsit u mbyllën të hënën dhe pritet të qëndrojnë mbyllur edhe të martën.

Stuhia Ciara, e njohur si Sabine në Gjermani dhe Zvicër dhe Elsa në Norvegji, ka bërë që qindra fluturime të pezullohen dhe shërbimet hekurudhore të anulohen edhe në Gjermani, Francë, Belgjikë e Holandë. Të hënën, pjesë të mëdha të Francës veriore u vendosën alarmin portokalli të motit – paralajmërimi i dytë më i lartë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *