Në konferencën e sotme të përbashkët për mediat, Edi Rama e Albin Kurti kanë pasur përplasjen e parë në takimin e tyre të parë, në pozicionin si dy kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës. E kjo përplasje ishte lidhur me ‘Minishengenin Ballkanik’.
“Ky ishte takimi i parë, ka edhe shumë tema që do i trajtojmë në të ardhmen, dhe mund të them që kjo ishte një temë që e trajtuam, por shkurtimisht. Takimi ynë sot ishte më parë për makroshengenin shqiptar se për minishengenin Ballkanik” – u shpreh Kurti.
Pas tij fjalën e mori kryeministri Rama, i cili ndryshe nga Kurti beson se nuk ka ‘Makro-Shengen shqiptar’, pa patur më parë një ‘Mini-Shengen Ballkanik’.
“Është e vërtetë që në këtë pikë ne kemi një diskutim për të çuar përpara. Besoj se s’ka Makroshengen shqiptar pa Minishengen Ballkanik. Këtë emër mini e theksoj nuk e di kush ia vuri, edhe për shkak të gjatësisë s’jam i prirur për të bërë gjëra mini. Por besoj se MakroShengeni shqiptar është i lidhur ngushtësisht me Shengenin rajonal.” -tha Rama./Hashtag.al