Një sulm me bomba u ka kushtuar jetën të paktën 5 personave në Afganistan.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë hyrjes së akademisë së ushtrisë në kryeqytetin e vendit, Kabul.
Shpërthimi u dëgjua rreth orës 7 të mëngjesit me kohën lokale e sipas autoriteteve dy nga viktimat ishin civilë ndërsa tre të tjerë ushtarakë.
Deri tani asnjë grup se ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.