Vendosni fjalën kyçe....

“Sindromi Greta” – Brukseli detyrohet të kërkojë dy herë falje pasi shefi i politikës së jashtme të BE-së kritikoi aktivisten


Një zëdhënëse e Komisionit Europian e ka lënë veten në mëshirën e publikut disa ditë pasi shefi i politikës së jashtme të BE-së kreu “mëkatin e pafalshëm” duke iu referuar aktivizmit rinor të klimës si “sindromi Greta”.

Zëdhënësja e KE-së Dana Spinant u lut për falje gjatë një konference për shtyp të hënën, lidhur me komentin e kreut të politikës së jashtme Josep Borrell. Politikani spanjoll argumentoi se aktivistët e rinj nuk ishin të vetëdijshëm për pasojat në standardin e tyre të jetesës, duke e quajtur këtë fenomen “sindromi Greta”.

Spinant tha se komentet e Borrellit ishin “të papërshtatshme” dhe këmbëngululi se të gjithë komisionerët ishin plotësisht dakord me fushatat e reja kundër ndryshimit të klimës.

“Është mirë të demonstrosh për ndryshimin e klimës për sa kohë që nuk të kërkohet të kontribuosh për të paguar për të”– tha Borrell të mërkurën e kaluar në Bruksel.

Diplomati evropian sugjeroi që turmat e të rinjve që dilnin në rrugë për të protestuar ndaj ndryshimit të klimës, nuk mund të ishin aq entuziastë, nëse do të dinin se cilat sakrifica do të bënin për sa i përket standardit të tyre të jetesës në mënyrë që të kompensojnë “minatorët polakë” dhe nuk e dinë se cilat mënyra të të jetuarit do të preken negativisht.

E më pas ai iu referua vajzës që frymëzoi gjithë këtë lëvizje rinore, Greta Thunberg. “Idenë se të rinjtë janë seriozisht të përkushtuar ndaj ndryshimit të klimës, ne mund ta quajmë “Sindromi Greta” – më lejoni të dyshoj për këtë.”– tha Borrell, citon RT.

Ditë më pas Borrell bëri disa postime të njëpasnjëshme në “Twitter”, pasi shumë mbështetës të Thunberg e quajtën Spanjën fashiste dhe kërkuan dorëheqjen e tij. E nuk ishin vetëm mbështetësit në rrjet që dëshironin “kokën e Borrellit në një pjatë”, por edhe deputeti gjerman i gjelbër Reinhard Butikofer e akuzoi atë se po bënte deklarata “kundër politikës së BE”. Dhe zyrtarë të tjerë të KE-së nuk mund të shpëtonin npa komentuar fjalët.

Zëdhënësi Eric Mamer deklaroi të premten se i gjithë komisioni mbështet Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane e cila sipas tij “pranon dhe mbështet ambiciet e të rinjve dhe më pak të rinjve për të luftuar ndryshimin e klimës.”

BE synon të arrijë një plan ambicioz dhe të kushtueshëm deri në vitin 2050 – që do t’u kërkojë vendeve më të pasura evropiane të krijojnë ndihma prej rreth 100 miliardë eurosh për kombet më të varfra për të lehtësuar kalimin e tyre në një ekonomi të emetimeve të ulëta të karbonit.

Duket se as zyrtarët më të ulët të BE-së nuk lejohet të kritikojnë Greta Thunberg, e Borrell është me fat që ia hodhi me vetëm një paralajmërim.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *