Vendosni fjalën kyçe....

S’ka qetësi për Macron-in, mësuesit e nxënësit në mbarë Francën hidhen në grevë (Video)


Franca nuk gjen qetësi.

Pas protestave disa mujore të Jelekëve të Verdhë e atyre që kundërshtojnë reformën e pensioneve, presidentit Macron i duhet të përballet me grevën e mësuesve e nxënësve në mbarë vendin. Këta të fundit luftojnë për reforma të reja në provimet e shkollave të mesme.

Në një shfaqje të rrallë të solidaritetit mes armiqve të hershëm që nga kohërat e lashta, studentët dhe mësuesit bllokuan shkollat dhe u përleshën me policinë.

Ata kundërshtojnë mënyrën e testimeve E3C pasi thonë se ajo nuk garanton mundësi të njëjta për nxënësit e studentët. E3C, Testet e Kontrollit të Përbashkët të Vazhdueshëm, janë shpërndarë në tre seanca gjatë gjithë vitit akademik.

Megjithatë, ato zhvillohen në periudha të ndryshme në varësi të rajonit dhe në kushte të ndryshme. Protestuesit argumentojnë se kjo nuk garanton mundësi të barabarta për të gjithë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *