Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku një vajzë 13-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në barakat ku jeton komuniteti rom në Shkodër. Tre baraka u përfshinë nga flakët e mendohet se shkak ka qenë pakujdesia e treguar në njërën prej tyre.
Vajza 13-vjeçare e cila ishte dhe e sëmurë ndodhej në gjumë, e familjarët nuk mundën dot ta nxirrnin jashtë. Zjarrfikëset shkuan në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve, por për adoleshenten Xh. Dashi, nuk mundën të bënin dot asgjë.