Gjykata ka rikthyer në punë dy nga shtatë punonjësit e policisë që u pezulluan pak ditë më parë nga SHÇBA-ja.
Sipas gjykatës, dy punonjësit e rikthyer nuk kishin kryer vepër penale. Ndërsa ajo ka lënë në fuqi kërkesën e prokurorisë për pezullimin nga detyra të pesë punonjësve të tjerë të policisë së Krujës.
Shtatë punonjësit u pezulluan nga detyra pasi akuzoheshin për shpërdorim detyre lidhur me kultivimin e kanabisit në zonë.
Punonjësit që u kthyen në detyrë:
Kadri Daci ndihmës/specialist për Rendin;
Muharrem Celami, ndihmës/specialist për Rendin;
Punonjësit që mbeten të pezulluar:
Xhevair Babasi punonjës i Patrullës së Përgjithshme;
Sabri Danaj ndihmës/specialist për Rendin;
Nuri Sefa ndihmës/specialist për Rendin;
Dervish Sana ndihmës/specialist për Rendin;
Fatmir Beqaj punonjës i Patrullës së Përgjithshme.