Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka nisur vizitën e tij të parë në Tiranë në detyrën e re. Ai është pritur në një ceremoni nga kryeministri Edi Rama.
Kurti e kaloi doganën e Morinës në orët e para të mëngjesit të sotëm, nën masa të shumta sigurie, me një eskortë me të paktën 10 makina.
Gjatë takimit besohet se Kurti e Rama do diskutojnë për idenë e Shengenit Ballkanik, të cilën paraardhësi i tij në detyrë, Ramush Haradinaj nuk e pranoi në asnjë moment.
Para se të emërohej kryeministër, Kurti ka thënë se do të dëshironte që për këtë çështje të fliste direkt me kryeministrin shqiptar, për të njohur më mirë dhe pikat e marrëveshjeve që janë nënshkruar.