Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi pas takimit me delegacionin e Komisionit të Venecias: Ligji anti-shpifje duhet të griset


Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi në një deklaratë për mediat foli rreth takimit me delegacionin nga Komisioni i Venecias për ligjin “anti-shpifje”.

Vokshi tha se qëndrimi i PD-së për ligjin është që duhet të mos miratohet pasi është antikushtetues.

Më tej Vokshi i bëri thirrje në emër të PD-së që të zbatojë opinion e Komisionit të Venecias.

Edi Rama do që të ketë AMA-n nën varësi. Qëndrimi i PD dhe i opozitës është që ligjet antishpifje duhet të grisen, sepse janë antikushtetuese dhe antieuropiane. Kjo është arsyeja pse këto dy ligje duhet të anulohen në mënyrë urgjente. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit dhe qeverisë që të zbatojë opinionin e Komisionit të Venecias”-deklaroi Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *