Vendosni fjalën kyçe....

“Ajo që s‘është arritur me “luftë” në rrugë, s‘mund të fitohet në tavolinën e negociatave” – Gjiknuri i përgjigjet Bylykbashit


Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në tryezën e reformës zgjedhore, Gjiknuri, tha pas përfundimit të mbledhjes së sotme se komisioni do i shqyrtojë propozimet e bëra nga Partia Demokratike ditën e sotme.

I pyetur mbi kërkesën e PD-së për rishikimin e reformës territoriale , ai tha ajo nuk ishte mandati i komisionit të reformës zgjedhore dhe si e tillë nuk do merrej në konsideratë.

‘Morëm disa propozime sot nga Partia Demokratike për çështjen e kuotave gjinore apo edhe për çështjen e adresimit të disa problematikave që ata duan që të përfshihen në legjislacionin zgjedhor, qoftë në Kod apo në ligje të tjera. Ato lidhen me rolin e Policisë së Shtetit dhe me parandalimin e krimeve zgjedhore. Është një dokument pune, jemi duke diskutuar ndaj unë nuk kam ndonjë gjë të veçantë për të thënë. Nuk është mandati im, as i Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe as i këtij grupi për të adresuar çështje kushtetuese, territoriale apo çështje të tjera që nuk kanë të bëjnë me legjislacionin zgjedhor. Pra, kërkesat e natyrës politike qoftë dhe qeveri teknike apo gjëra të tilla, që janë kërkesa politike e të përsëritura shpesh nuk kanë lidhje me punën tonë.’ – tha përfaqësuesi i Partisë Socialiste.

Më tej, Gjiknuri foli edhe për deklaratën e Bylykbashit për qeverinë tranzitore duke deklaruar se ato gjëra që nuk janë arritur me ‘luftë’ në rrugë s’mund të merreshin në tavolinën e negociatave.

‘Nuk është në mandatin e këtij grupi pune dhe këtij komisioni. Ato gjëra që nuk janë arritur me “luftë” në rrugë nuk mund ti marrësh në tavolinën e negociatave. Nuk ka sens të diskutohet kjo gjë në këtë tavolinë. Është një çështje e natyrës politike për të cilën Partia Demokratike ka qasjen e saj por mazhoranca e ka bërë të qartë. Qeveria është kushtetuese, qeveritë teknike nuk janë të dobishme për popullin. Qeveritë janë për të qeverisur vendin dhe ligji zgjedhor është për të garantuar një proces të rregullt e të barabartë mes palëve.’ – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *