Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentoi 63-vjeçaren në Tiranë, makina largohet nga vendi i ngjarjes


Foto ilustruese

Një aksident i ndodhur në mesditën e sotme ka rezultuar me lëndimin e një shtetaseje 63-vjeçare.

Aksidenti ndodhi në afërsi të Urës së Drejtorisë vendore të Policisë Tiranë.

Makina është larguar nga vendi i aksidentit, ndërsa 63-vjeçarja me iniciale E.Gj është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 12.02.2020, rreth orës 12:50, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ne afersi te Ures se Drejtorise Vendore te Policise Tirane,një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasen E.GJ , 63 vjeçe , e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me grupin hetimor po vijojne punen, per identifikimin dhe kapjen e mjetit qe ka shkaktuar aksidentin.”-thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *