Vendosni fjalën kyçe....

Albin Kurti përgjysmon rrogën e vet si kryeministër i Kosovës


Kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti dhe kabineti i ri qeveritar kanë vendosur uljen e pagave të tyre.

Kujtojmë se me një vendim të vitit 2017, ish-kryeministri Ramush Haradinaj rriti rrogat e kabinetit qeveritar për 100 për qind. Nga 1500 euro paga e kryeministrit  ishte bërë 2950 euro.

Por me vendimin e ri, siç shkruajnë mediat në Kosovë, Kurti e ka përgjysmuar rrogën e tij me minus 1450 euro.

Kurti ka deklaruar se së shpejti do të mbajnë një mbledhje të gjatë për të diskutuar për programin qeverisës.

“Së shpejti do të ju njoftojmë lidhur me një mbledhje më të gjatë një ditore për ta thelluar dhe avancuar programin me një program të qeverisë së re me pjesëmarrjen e të gjithë ministrave të këtij kabineti, pra ekipi jonë prej 18 veta”– tha Kurti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *