Vendosni fjalën kyçe....

Mes buzëqeshjesh, ambasadorja Yuri Kim na fton ta ndjekim në Instagram


Ambasadorja e re amerikane në Tiranë, Yuri Kim, fton shtetasit shqiptarë që ta ndjekin në llogarinë e saj në Instagram.

Thirrjen ajo ka zgjedhur ta bëjë nëpërmjet faqes zyrtare të ambasadës në Facebook.

Në foton që shoqëron thirrjen ajo ka përzgjedhur fotgrafitë e bëra me ambasadorin e BE-së, Soreca, kryebashkiakun e Tiranës, Veliaj  dhe një foto të bërë me grup valltarësh me veshje popullopre shqiptare.

Ditën e sotme ajo shkoi në zyrën e ministres Spiropali ndërsa duhet thënë që me mbërritjen e saj në Tiranë ka nisur një tur takimesh më politikanë të lartë e zyrtarë të qeverisë me të cilët ka shkrepur edhe fotot e rastit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *