Vendosni fjalën kyçe....

Britania është ekonomia e tretë me rritjen më të shpejtë në G7, lë pas Gjermaninë, Francën e Japoninë


Pavarësisht ‘sagës Brexit’ dhe pasigurive të vijueshme mbi procesin e largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, ekonomia britanike ka arritur të tregojë një ecuri relativisht të fortë, siç zbulojnë të dhënat e fundit nga Zyra për Statistika Kombëtare (ONS).

PBB-ja e Britanisë u rrit me 1.4% në vitin 2019, duke u bërë ekonomia me rritje të shpejtë në grupin G7, që përfshin SHBA-në, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Japoninë.

Megjithëse ekonomia britanike mbeti prapa SHBA-së dhe Kanadasë, qëu rritën përkatësisht 2.2% dhe 1.5%, Britania e Madhe tejkaloi pjesën tjetër të anëtarëve të grupit, sipas të dhënave të G7-ës të cituara nga ‘The Times’.

Shifrat, të botuara nga ONS-ja të martën, zbuluan se vetëm dhjetori kishte një rritje kombëtare me të ulët të PBB-së prej 0.3%, që mund të lidhet me rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme që i paraprinë divorcit përfundimtar të Britanisë me Bashkimin Evropian pas tre vjet pasigurish.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *