Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi tregon 3 propozimet e opozitës për Reformën Zgjedhore


Përfaqësuesi i PD-së në tryezën e reformës zgjedhore, Bylykbashi, ka bërë me dije propozimet e selisë blu lidhur me krimin zgjedhor.

Ai ka kërkuar që krimi e korrupsioni zgjedhor të hetohen nga SPAK-u. Ndërsa dy pikat e tjera të propozuara nga PD-ja në komisionin e reformës zgjedhore janë rritja e rolit të Policisë së Shtetit dhe asaj Gjyqësore si dhe mbrojtja e denoncuesve të krimeve zgjedhore.

‘Ky ishte takimi i dytë që patëm si katër përfaqësuesit e tryezës. Opozita sot bëri propozimet lidhur me instrumentat që do të ndajnë politikën nga krimi. Janë tre paketa. Është roli i Policisë së Shtetit. Futja e një numri instrumentesh me mbajtjen e subjekteve që denoncojnë krimet zgjedhore, propozime lidhur me rolin e prokurorisë në goditjen e krimit zgjedhor dhe futja e këtij të fundit në kompetencat e SPAK, se në të shkuarën është lënë jashtë. Krimi i korrupsionit zgjedhor duhet të goditet nga strukturat më të larta të drejtësisë. Bashkë me ekspertizën e ODIR besojmë që do ecim me shumë shpejtësi. Paketa që do e keni në dispozicion ka të bëjë me garantimin e rregullave për të gjithë subjektet zgjedhore. Paketën do e keni në dispozicion dhe trajton të gjitha ato çështje që garantojnë rregullat për fushë të barabartë për zgjedhjet. Qeveria tranzitore është çështje publike e përmendur nga kryetari i opozitës dhe tryezat e tjera opozitare.’– tha Bylykbashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *