Pas takimit me ministren socialiste Spiropali, ambasadorja amerikane në Tiranë, ka takuar edhe kreun e grupit parlamentar të PS-së, Balla.
Dy zyrtarët socialistë shkruajnë se me ambasadoren Kim kanë diskutuar e kanë vlerësuar raportet e shkëlqyera mes SHBA-së e Shqipërisë, partneritetin solid si aleatë të NATO-s, partneritetin strategjik si dhe mbështetjen e SHBA-së për reformën në drejtësi.
Që prej ardhjes në Tiranë, ambasadorja Kim ka zhvilluar takime me politikanë e zyrtarë të nivelit të lartë.