Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar ndryshimin e datës së testit për pilotët.
Ajo bën me dije se për shkak të kërkesave të shumta e nevojës së shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur, testimi i pilotëve është shtyrë për në orën 10:00 të datës 20 shkurt 2020.
‘Njoftim për ndryshimin e datës së zhvillimit të testimit për Pilotët. Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton subjektet e interesuara që për shkak të kërkesave të shumta që janë paraqitur pranë institucionit tonë për testimin e Pilotëve, institucionit tonë i nevojitet një kohë më e gjatë për shqyrtimin e dokumentacionit të paraqitur, për këtë arsye u vendos që testimi i pilotëve të shtyhet për datën 20.02.2020 në orën 10:00’, njofton DPD-ja.