Vendosni fjalën kyçe....

Gjimnastja më e moshuar tenton olimpiadën e tetë, fitoi medalje të artë me Bashkimin Sovjetik


Kur filloi karrierën, duke përjetuar gëzimin dhe lumturinë e medaljes së artë, shteti që përfaqësonte quhej ende Bashkimi Sovjetik, edhe pse disa muaj më vonë do të shpërbëhej. Ishin Olimpiadat e Barcelonës të vitit 1992.

Por sot, e rrethuar nga kolege adoleshente, siç ndodh rëndom në disiplinën e gjimnastikës, Oksana Chusovitina ka një objektiv final, atë të olimpiadës së tetë radhazi. Me Uzbekistanin, vendin e saj të origjinës, për të cilin atletja është një mit që ka merituar edhe një pullë postare të dedikuar.

Një histori filmi, ajo e gjimnastes, që 16 vjet pas fitores së parë triumfon sërish, në Pekin 2008, kësaj radhe individualisht, në kërcimin (vault). Garon për Gjermaninë, jo për para por për jetën e djalit të saj, i sëmurë me leucemi, që pikërisht në atë vend perëndimor po kurohej.  

“Shërimi i tij më ka gëzuar më shumë se çdo medalje në botë”, kujton sot ajo, që ndërkohë është rikthyer me Uzbekistanin.

Kjo do të jetë Olimpiada e saj e fundit. “Ia kam premtuar djalit, ka frikë se do të vritem”, rrëfen duke qeshur Oksana, që ka gjithsesi një plan B për të ardhmen.

“Dua të përgatis një spektakël teatral të fokusuar tek gjimnastika, njerëzit duhet të kuptojnë sakrificat por edhe bukurinë magjepsëse të kësaj disipline”, thotë ajo, teksa stërvitet për Tokyo 2020, shkruan A2-news.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *