Vendosni fjalën kyçe....

Guaido pritet me protesta në Venezuelë, përplasje të ashpra mes palëve në aeroport (Video)


Kaosi shpërtheu në një aeroport në kryeqytetin e Venezuelës, Caracas, kur Juan Guaido, i cili u shpall president i përkohshëm nga opozita, u kthye nga një udhëtim jashtë shtetit.

Ai mbërriti në aeroportin ndërkombëtar ‘Simon Bolivar’ në Caracas pasi përfundoi një turne për të kërkuar mbështetje jashtë vendit, gjatë së cilës ai mori pjesë në një ceremoni të organizuar nga presidenti amerikan Trump në Uashington.

Tensionet shpërtheu fillimisht teksa politikani po kalonte pikën e kontrollit të pasaportave. Ndërsa po fliste me një oficer të kufirit, Guaido papritmas u përball me një grua të zemëruar që e akuzoi atë se kishte shitur vendin dhe më pas e lagu atë me ujë.

Ndërkohë, rreth 200 protestues u mblodhën jashtë aeroportit, duke brohoritur ‘vrasës’. Kjo çoi në përleshje mes kundërshtarëve dhe mbështetësve të tij teksa Guaido ishte duke u larguar nga aeroporti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *