Vendosni fjalën kyçe....

Kaluan testimet fizike dhe me shkrim, Ambasada e SHBA-së: I pret makina e së vërtetës


Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar fotot e kandidatëve për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) që do të shërbejë pak a shumë si FBI-ja amerikane.

Në postimin e ambasadës thuhet se pas testimit fizik dhe atij me shkrim, 6 kandidatët kryesorë do të kalojnë në testin e makinës së të vërtetës dhe intervistën finale, nga ku më pas do të vendoset edhe fituesi.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit përmes proceseve transparente. Nën monitorimin e qeverisë së SHBA, komisioni përzgjedhës i SPAK është tashmë në fazat përfundimtare të përcaktimit të kandidatit më të mirë për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). 

Në përputhje me ligjin e SPAK dhe frymëzuar nga praktikat më e mira të FBI-së, kandidatët e mundshëm duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në një larmi provash. Në 6 shkurt, kandidatët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe ushtrime të tjera. 

Pas këtij provimi, më 10 shkurt kandidatët morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesional dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve. Rezultatet nga provimet i shtohen një totali përmbledhës dhe do të përcaktojnë gjashtë kandidatët kryesorë që do të kalojnë në fazën përfundimtare: në testimin poligrafik dhe intervistën finale. 

Ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë.”- thuhet në njoftimin e ambasadës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *