Vendosni fjalën kyçe....

Kur do të bëhet takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçiçit


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së shpejti do të takohet për herë të parë me presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Siç shkruajnë mediat në Kosovë, Kurti e Vuçiç pritet të takohen në muajin mars, në Berlin dhe Bruksel.

Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ndërsa po fliste për përgatitjet për Samitin e Zagrebit.

 “Ta shohim që takimet e marsit që Kosova dhe Serbia i kanë në Berlin dhe në Bruksel a do të arrijnë të përgatiten për samitin e Zagrebit, në mars do të jetë vizita që është planifiku për Kosovën dhe Serbinë në Berlin dhe Bruksel”, tha Haziri në RTV Dukagjini.

Ai shtoi: “Samiti i Sofjes nuk e dha efektin e vet, tash po përgatitet Samiti i Zagrebit në maj, nuk ka ndodhë që BE-ja me i ba dy samite brenda tre vitesh, sepse Selaniku dhe Sofja i kanë 15 vite ndërmjet, kurse Sofja dhe Zagrebi janë shumë afër, por prapë vështirësitë që po dalin nga presidentja kroate janë se Schengeni Ballkanik është problemi kryesor”.

Kjo nënkupton që kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti Hashim Thaçi, do të kenë një takim me homologët e tyre serbë.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *