Vendosni fjalën kyçe....

Lefter Maliqi sulmon ambasadorin e BE-së: Është i kapur nga KÇK-ja


Deputeti i opozitës Lefter Maliqi ka sulmuar ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca, duke thënë se ai është i kapur nga KÇK. 

Në një replikë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, Maliqi tha se SPAK-u që priste të arrestonte zyrtarë të lartë, tani po mbushet me dosjet e OFL-së për të tërhequr vëmendjen nga thelbi.

“Na del Soreca po ndjekim paratë thotë nga pas se aty ku ka para s’ka krim, aty ku ka qejf e pisllik s’ka krim, pra kështu po bëjnë këta, e lanë këtë vend të zhytur në mjerim. Ku e keni policinë kriminale? Jeni bërë si zjarrfikësja, shkoni në vendin e ngjarjes pasi është djegur çdo gjë. Ju ngeli autori në drejtim të paditur, shteti e kap leupurin me qerre, ku ka more të fortë me shtetin, jeni ju që i lini e hani e pini me këta të fortë, që të fitoni zgjedhjet. Nuk doni sistemin siç duhet e populli shqiptar po vuan e lëngon e po mbahen me lekët e vëllezërve e motrave.

Shqiptarët s’kanë siguri kur vijnë, po rrojnë me paratë e vëllezërve emigrantë.
Na tregon përralla, na erdhi një i huaj tha, një zyrtar i lartë rrinte i mbyllur aty, që ta dëgjonte ambasadorja amerikane, ta dëgjonte ai Soreca që qeshte, se ai është i kapur nga KÇK ai i BE, ne besojmë tek ambasadorja amerikane të jetë e drejtë siç ka dalë, të thotë realitetin siç është e të bëjë të pamundurën për Shqipërinë.

Ku e keni more SPAK? Populli e dëgjonte prej muajsh do vijë SPAK, do arrestojnë ministra, e deputetë, për 15 ditë s’pati asnjë aplikant, e mbytën po i çojnë SPAK-ut dosje që të mos merret me këta. Kemi besim tek ambasadorja amerikane se ky Soreca është i kapur nga KÇK.”- tha Maliqi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *